Vrasja e gjyqatarit Astrit Kalaja/ Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit kërkon lirinë
Lajmifundit
/
3 Prill 2026, 14:59
Aktualitet

Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i është drejtuar sërish Gjykatës së Apelit me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë. Elvis Shkëmbi ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit të kaluar, pasi prokuroria ka ngritur dyshime për përfshirjen e tij në krimin e rëndë që tronditi Gjykatën e Apelit në momentin e shpalljes së një vendimi nga viktima.
Kjo kërkesë pritet të shqyrtohet më datë 8 prill nga gjyqtari Taulant Banushi, i cili do të vendosë nëse do të pranojë pretendimet e Shkambit apo do ta lërë atë nën masën e rreptë të sigurisë.


