Kush është i paraburgosuri 91-vjeçar Medat Spahiu që ndërroi jetë në QSUT

I paraburgosuri Medat Spahiu, 91 vjeç, ka ndërruar jetë në Reanimacionin Qendror të QSUT, si pasojë e një embolie pulmonare. Ai ishte arrestuar më 14 mars për vrasje të mbetur në tentativë, lidhur me një çështje familjare.
Pas arrestimit, Spahiu ka qëndruar fillimisht në IEVP Durrës dhe më pas është shtruar për trajtim të specializuar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
Në fund të marsit u transferua në QSUT, ku gjendja e tij u rëndua dhe më 2 prill u shtrua me urgjencë në Reanimacionin Qendror.
Burimet bëjnë me dije se pacienti vuante gjithashtu nga hipertensioni, diabeti, pasojat e një A.V.C., dhe një frakturë subtrokanterike.
Autoritetet kanë njoftuar familjarët dhe po ndjekin procedurat ligjore për rastin.


