Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, zbardhet DËSHMIA e Sokrat Vatës para hetuesve

KSAMIL - Sokrat Vata, autori i dyshuar i vrasjes së turistit portugez një ditë më parë në një nga resortet turistike të plazhit, përballë hetuesve ka treguar dinamikën e ngjarjes
Vata është shprehur se sherri fillimisht ka nisur mes turistëve, të cilët kanë qenë nën efektin e alkoolit.
Sipas autorit, turistëve u është kërkuar të mbajnë qetësi pasi lokali kishte edhe klientë të tjerë.
Vendosja e qetësisë ka qenë e pamundur dhe ka nisur përplasja fizike mes tyre.
Sipas Vatës, thika me të cilin është kryer krimi, ka qenë e viktimës, jo e tija.
“Thika me të cilën u vra 20-vjeçari portugez ishte e viktimës”, është shprehur Vata.


