Vuante nga probleme të shëndetit mendor, gjendet i pajetë në dhomën ku merrte mjekimin 47-vjeçari i dënuar

Aktualitet

Vuante nga probleme të shëndetit mendor, gjendet i pajetë në

Sot, në Qendrën Spitalore të Burgjeve (QSB) është konstatuar i pajetë shtetasi F.Q., 47 vjeç, i dënuar me 25 vjet burgim me vendimin nr. 53, datë 07.03.2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, i formës së prerë më datë 19.03.2007, për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79/b/c-25 i Kodit Penal.

I dënuari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte diagnostikuar me skizofreni, për të cilën ndiqej në mënyrë të vazhdueshme nga shërbimet shëndetësore të sistemit penitenciar dhe trajtohej me mjekim të specializuar. Gjatë periudhës 2022–2026 ai ishte shtruar disa herë në Spitalin e Burgjeve, ndërsa shtrimi i fundit ishte realizuar më datë 28.05.2026.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 16:50 është konstatuar vetëvarja e tij në ambientin e tualetit të dhomës së akomodimit, me një mjet përdorimi vetjak. Menjëherë pas konstatimit, personeli i sigurisë dhe ai shëndetësor kanë ndërhyrë pa vonesë, por nga verifikimet e kryera është konstatuar se vdekja kishte qenë e menjëhershme.

Pak minuta përpara ngjarjes, në orën 16:20, i dënuari ishte vizituar nga personeli shëndetësor. Gjatë intervalit kohor deri në momentin e konstatimit, punonjësi i policisë në shërbim ka kryer kontrollet dhe monitorimin sipas procedurave të parashikuara.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me organin e Prokurorisë, po vijon kryerjen e të gjitha veprimeve  dhe hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh ngushëllimet për familjarët e të ndjerit dhe garanton bashkëpunim të plotë me institucionet përgjegjëse për zbardhjen e plotë të rastit.

 

ME TE LEXUARAT