Zbulohen dy dyqane që shisnin fenelina dhe pajisje të Policisë, dy të arrestuar në Tiranë

Zbulohen 2 dyqane ku shiteshin në kundërshtim me ligjin, fenelina dhe pajisje të tjera si ato që përdor Policia në Tiranë.
Për pasojë kanë rënë në pranga 2 shtetasit që i kontrabandonin dhe i shitnin në dyqanet e tyre. Sakaq policia sekuestroi dhjetëra fenelina dhe pajisje të tjera.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të kontrolleve dhe punës hetimore për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë oragnizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Signals”, si rezultat i të cilit u zbuluan 2 dyqane ku shiteshin fenelina dhe pajisje të tjera si ato që përdor Policia.
Në kuadër të operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Xh. T., 23 vjeç dhe H. L., 41 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit në dyqanet e këtyre shtetasve, në rrugën “Konferenca e Pezës”, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar fenelina dhe pajisje të tjera si të Policisë, për të cilat shtetasit nuk dispononin dokumentacion mbi origjinën e tyre dhe as autorizimin përkatës për mbajtjen dhe tregtimin e tyre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.