Berisha e përjashtoi nga gara për kreun e PD, Salianji: Nuk ndalem në luftën për të lënë pas të shkuarën, do të ...

Ervin Salianji ka reaguar një ditë para afatit të fundit për dorëzimin e kandidaturave për zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike, duke njoftuar se do të depozitojë kërkesën për të hyrë në garë për drejtimin e partisë.
Në reagimin e tij, Salianji ka përdorur një mesazh simbolik duke cituar Naim Frashërin dhe duke theksuar se “drita, përparimi, qytetërimi dhe demokracia vijnë nga Perëndimi”, ndërsa është shprehur se modeli i demokracisë perëndimore e frymëzon në përpjekjen e tij për të “demokratizuar Partinë Demokratike”.
Ai ka ironizuar zhvillimet brenda PD-së, duke përmendur “uzurpim dhe shkallmim të rregullave demokratike”, ndërsa ka bërë të ditur se ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar, vend të cilin e cilëson si simbol të demokracisë, dhe nga aty do të depozitojë zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar partie.
Reagimi i plotë i Ervin Salianjit
“Dielli lind andej nga perëndon” na mëson Naim Frashëri.
Drita, përparimi, qytetërimi dhe demokracia vijnë nga Perëndimi. Prandaj shqiptarët e kanë vendosur që dijen dhe kulturën e marrin nga bota e përparuar.
Modeli i demokracisë perëndimore më frymëzon dhe nuk do të ndalem në luftën për të lënë pas të shkuarën e për ta demokratizuar Partinë Demokratike.
Ironi e fortë: në ditën kur shpallet uzurpimi dhe shkallmimi i rregullave demokratike, ndodhem aty ku lindi Magna Carta, në tempullin të demokracisë.
Pavarësisht farsës, nesër depozitoj kërkesën për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë


