Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, zbulohet për çfarë u operua Erion Veliaj disa ditë më parë
Lajmifundit
/
29 Prill 2026, 16:42
Politikë

Disa ditë më parë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka konfirmuar se ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e disa nishaneve.
Sipas tij, ndërhyrja ka qenë e suksesshme dhe aktualisht Veliaj gëzon gjendje të mirë shëndetësore dhe psikologjike. Ndreca theksoi se nuk ka asnjë shqetësim për shëndetin e tij dhe se po kryhen vetëm analizat pas ndërhyrjes.
Ai shtoi se bëhet fjalë për nishane të dyshuara, të cilat janë hequr dhe situata është nën kontroll të plotë mjekësor.


