Zjarr masiv në Gjirokastër/ Flakët rrezikojnë të përhapen drejt dy fshatrave, terren i vështirë për zjarrfikësit

Aktualitet

Zjarr masiv në Gjirokastër/ Flakët rrezikojnë të

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e së dielës një sipërfaqe pyjore mes fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq, në Gjirokastër.

Alarmi është dhënë në orën 21:09, ndërsa menjëherë drejt zonës janë nisur dy mjete zjarrfikëse me ekipet e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, zjarri ka dy vatra aktive të shpërndara në dy kodra të ndryshme, ndërsa terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen me automjete pranë flakëve.

Për shkak të sipërfaqes së madhe të përfshirë, zjarri është vlerësuar si masiv dhe është angazhuar i gjithë efektivi i MZSH-së për të vënë situatën nën kontroll.

Forcat zjarrfikëse po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me synimin që zjarri të mos përhapet drejt fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

ME TE LEXUARAT