Zjarr në garazhin e pallatit në Durrës, evakuohen banorët
Garazhi i një pallati në Durrës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së mërkurës.
Zjarri ka rënë në zonën e Spitallës, te ish-zdrukthëtaria. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar panik mes banoreve të zonës.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë mundur ta vënë nën kontroll zjarrin, duke mos lejuar përhapjen e mëtejshme të tij.
Banorët e pallatit janë evakuuar dhe vendosur perimetri i sigurisë ndërsa forca të shumta zjarrfikëse kanë ndërhyrë në objekt për të vënë zjarrin nën kontroll.
Zija Zeqiri, pronar i garazhit kur ra zjarri shprehet se prej 3 muajsh nuk e përdorte atë dhe e ka të vështirë të kuptojë çfarë e shkaktoi zjarrin.