LAJM I FUNDIT/ Edi Rama kalon oqeanin! Kreu i qeverisë niset drejt SHBA-së

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Edi Rama kalon oqeanin! Kreu i qeverisë niset drejt

Ky 12 qershor shënon dhe 34 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, forcës politike më të madhe në vendin tonë e cila prej vitesh drejton Shqipërinë.

Mëngjesi filloi me një urim nga kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama, i cili përmes një fotografie të një trëndafili të kuq, uroi 856 mijë e 177 anëtarët e PS.

Por, ndryshe nga vitet e tjera, në këtë datë të shënuar për këtë forcë politike nuk është programuar asnjë aktivitetin festiv, kjo dhe për shkak të mungesës së liderit të socialistëve.

 Edi Rama është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deri më tani nuk dihet ende arsyeja e vizitës së kreut të qeverisë në tokën amerikane, por kjo është një përgjigje për të gjithë komentuesit dhe ish-kryeministrin Sali Berisha të cilët kanë aluduar se kryeministri Rama “nuk e kalon dot oqeanin”.

Ndërkohë, sa i përket festës së socialistëve, po të njëjtat burime na bëjnë me dije se pritet të mbahet kur lideri i kësaj force politike të kthehet në Shqipëri.

Partia Socialiste u themelua më 12 qershor 1991. Gjatë punimeve të Kongresit të 10-të të Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH), lidershipi komunist i asaj kohe e bëri të qartë që partia duhej rithemeluar mbi principe të reja demokratike, me një organizim, program dhe kryetar të ri, si dhe që PPSH nuk mund të ekzistonte më në asnjë formë të asaj që kishte përfaqësuar në të shkuarën.

Në këtë mënyrë, u shpërbë e gjithë byroja politike dhe anëtarësia e vjetër e partisë si dhe u zgjodh kryetari i ri Fatos Nano, i cili kishte shërbyer edhe si kryeministër nga 22 shkurti deri më 5 qershor të atij viti. Nano nisi reformimin e brendshëm të partisë, duke krijuar një anëtarësi të re, si dhe me nje program politik të bazuar te ekonomia e tregut.

 

ME TE LEXUARAT