Aksident në Tiranë-Lezhë, plagosen pesë persona

Aktualitet

Aksident në Tiranë-Lezhë, plagosen pesë persona

Një aksident me pesë persona të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Tiranë–Lezhë”, në vendin e quajtur Fushë-Gjormë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:30, ku një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin B. Q., 29 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe tre pasagjerët: shtetasit I. Q., rreth 70 vjeç, L. Q., rreth 40 vjeç, dhe M. Ç., rreth 60 vjeçe.

Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT