Zjarr pranë një reparti ushtarak në Gjirokastër, policia shoqëron çobanin e bagëtive

Aktualitet

Zjarr pranë një reparti ushtarak në Gjirokastër, policia

Një vatër zjarri u regjistruar pasditen e sotme pranë një reparti ushtarak në fshatin Arshi Lengo, Gjirokastër. Shërbimi Zjarrfikës u njoftua për një zjarr të rënë në barishte dhe shkurre pranë repartit ushtarak në fshatin Arshi Lengo, me rrezik për përhapjen e flakëve.

Menjëherë në vendngjarje u nis një automjet zjarrfikës dhe më pas edhe një mjet fouristradë me depozitë uji. Falë ndërhyrjes së shpejtë, zjarri u vu nën kontroll dhe u shua pa shkaktuar dëme të tjera. Si pasojë e zjarrit, u dogj një sipërfaqe me barishte dhe shkurre në afërsi të repartit ushtarak.

Në vendngjarje ndodhej një çoban me inicialet A.B., 62 vjeç, duke kullotur delet. Dyshohet se ai mund të jetë autori i ngjarjes dhe është shoqëruar nga shërbimet e policisë lokale për veprime të mëtejshme.

Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.

ME TE LEXUARAT