I zhdukur prej disa ditësh, gjendet trupi i pajetë i Eglant Koçit! Dyshohet se u vra nga miku i tij

Aktualitet

I zhdukur prej disa ditësh, gjendet trupi i pajetë i Eglant

Një trup i dekompozuar është gjetur në një zonë malore mes Tiranës dhe Elbasanit, ndërsa mendohet se mund të bëhet fjalë për Eglant Koçin, 34-vjeçarin i zhdukur prej 4 qershorit.

Trupi nuk është gjetur i groposur.

Ai është konstatuar gjatë verifikimeve nga ajri me dron, në një terren të vështirë, ku prej ditësh po zhvilloheshin kërkime intensive nga policia.

Identifikimi i viktimës pritet të kryhet përmes ekspertizave mjeko-ligjore dhe analizave laboratorike, të cilat do të përcaktojnë nëse trupi i përket Eglant Koçit.

Hetimet janë përqendruar te rrethanat e zhdukjes së 34-vjeçarit.

Armand Shakaj, i shpallur në kërkim si autor i ngjarjes, dyshohet se ka përdorur një karrotrec për të transportuar automjetin e tij drejt zonës së Ibës më 6 qershor.

Sipas hetuesve, automjeti mund të ketë shërbyer për transportimin e trupit, ndërsa përdorimi i karrotrecit dyshohet se është bërë për të shmangur kontrollet dhe dyshimet gjatë lëvizjes.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë rezulton se Eglant Koçi ka humbur kontaktet me familjarët më 4 qershor, ndërsa dyshohet se trupi i tij mund të jetë mbajtur për një periudhë në automjetin e Shakajt.

Policia ka marrë në pyetje drejtuesin e karrotrecit, i cili ka shpjeguar se automjeti është transportuar pranë një servisi në zonën e Ibës pasi i ishte thënë se kishte pësuar defekt. Pas dorëzimit të mjetit ai është larguar, pa pasur dijeni për përmbajtjen e automjetit.

ME TE LEXUARAT