Zjarri përpin çatinë e pallatit trekatësh në Peshkopi, panik te banorët
Lajmifundit
/
27 Gusht 2025, 09:16
Aktualitet
Një zjarr i madh përfshiu një pallat trekatësh në qendër të Peshkopisë, duke shkrumbuar të gjithë çatinë e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.
Flakët kanë nisur nga kati i tretë i pallatit dhe janë përhapur me shpejtësi. Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të zjarrfikësve, çatia është dëmtuar e gjitha.
Por efektivët penguan përhapjen e flakëve më tej, teksa banorët u evakuan dhe nuk pati të lënduar në njerëz.
Dëmet janë vetëm në materiale. Vatra e zjarrit shkaktoi panik te banorët, ndërsa mbeten ende të panjohura shkaqet e rënies së tij.