Zjarri shkrumbon banesën në Korçë, lëndohet i zoti i shtëpisë! Dërgohet me urgjencë në spital
Lajmifundit
/
22 Korrik 2025, 20:02
Aktualitet
Një banesë në zonën e quajtur "Rruga e Ersekës" është përfshirë totalisht nga flakët pasditen e kësaj të marte.
Mësohet se i zoti i shtëpisë ka mbetur i lënduar lehtë, ndërsa zjarri ka nisur në ambientet e brendshme të banesës.
Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje për fikjen e zjarrit, ndërsa ka mbërritur dhe policia për zbardhjen e rrethanave.
I lënduari u mor nga ambulanca për t’u çuar drejt spitalit të Korçës.