Sulm me bombë në xhami – Të paktën 27 të vdekur, dhjetëra të plagosur nga shpërthimi tragjik

Bota

Sulm me bombë në xhami – Të paktën 27 të vdekur,

Një sulm me makinë bombë dhe një përleshje me armë në një xhami brenda komandës policore në Kohat, në veriperëndim të Pakistanit, ka lënë të paktën 27 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur gjatë faljes së të premtes.

Ndërtesa e xhamisë pësoi dëme të mëdha dhe muri i jashtëm i stacionit të policisë u shkatërrua nga shpërthimi i fuqishëm.

Në mesin e viktimave përfshihen 15 punonjës policie dhe gjashtë civilë, ndërsa numri i të plagosurve luhatet nga 50 deri në 75 persona, shumica prej të cilëve besimtarë që ndodheshin për lutje.

Menjëherë pas shpërthimit, një grup personash të armatosur tentuan të futeshin në kompleksin policor, duke nxitur një përleshje me armë, ku mbetën të vrarë të paktën gjashtë nga agresorët.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi “Ittehadul Mujahideen”, një fraksion i lidhur me komandantin Hafiz Gul Bahadur nga Pakistani Taliban (TTP).

Rajoni i Kohatit ndodhet pranë kufirit me Afganistanin, një zonë ku sulmet janë rritur ndjeshëm muajt e fundit mes akuzave nga Pakistani se grupet e armatosura përdorin territorin afgan si bazë operative.

ME TE LEXUARAT