U ekzekutua me plumb në kokë/ Publikohet foto e të riut shqiptar të vrarë në Itali (EMRI)

Aktualitet

U ekzekutua me plumb në kokë/ Publikohet foto e të riut shqiptar

Mediat italiane raportojnë se Hoti është ekzekutuar me një plumb në kokë, ndërsa dyshohet se krimi mund të jetë kryer në provincën e Venecias, ku ai jetonte.

Personi në fotografi është 35-vjeçari Ferdinant Hoti nga Kurbini, i cili u ekzekutua me armë zjarri disa ditë më parë në Itali.

Pas krimit, autorët dyshohet se u përpoqën të zhduknin gjurmët duke futur trupin e pajetë në një automjet dhe duke e hedhur në lumë.

Trupi i 35-vjeçarit është sjellë në Shqipëri, ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet të dielën në Gurrëz të Kurbinit, ku familjarët dhe të afërmit do t’i japin lamtumirën e fundit.

Mediat italiane raportojnë se Hoti është ekzekutuar me një plumb në kokë, ndërsa dyshohet se krimi mund të jetë kryer në provincën e Venecias, ku ai jetonte.

Hetuesit besojnë se 35-vjeçari nuk është vrarë në San Giorgio delle Pertiche, ku u gjet makina me trupin e tij, por është transportuar atje pas ekzekutimit.

Hetuesit dyshojnë se e gjithë skema për fshehjen e trupit mund të mos jetë kryer nga një person i vetëm. Po verifikohet gjithashtu mundësia që autorët të kenë bërë më parë një ose disa kontrolle në zonë për të zgjedhur pikën ku do të hidhnin makinën.

Vendi ku u gjet automjeti ndodhet mes rrugëve dytësore dhe nuk arrihet lehtë nga persona që nuk e njohin territorin.

Përveç prishjes së pazareve të drogës, një tjetër pistë që po verifikohet lidhet me një atentat të ndodhur disa muaj më parë në Zianigo di Mirano. Mediat italiane shkruajnë se po shqyrtohet mundësia që Hoti të kishte lidhje me rrethin e personave të përfshirë në një atentat me armë zjarri të ndodhur natën mes 30 qershorit dhe 1 korrikut.

Në atë rast, një shtetas shqiptar u qëllua në shpatull teksa po kthehej në shtëpi së bashku me partneren. Dy persona, që dyshohej se ishin gjithashtu shqiptarë, e kishin pritur pranë banesës dhe njëri prej tyre e qëlloi.

Hetuesit po verifikojnë nëse ekzekutimi i Hotit mund të lidhet me atë ngjarje dhe nëse pas vrasjes mund të fshihet një hakmarrje. Megjithatë, deri tani autoritetet italiane nuk kanë gjetur prova që konfirmojnë një lidhje mes dy episodeve.

ME TE LEXUARAT