Alarm në NATO! Avionët luftarakë ngrihen në Poloni pas sulmeve ruse me dronë ndaj Ukrainës

Bota

Alarm në NATO! Avionët luftarakë ngrihen në Poloni pas

NATO ka vendosur avionë luftarakë në Poloni pas një vale të re sulmesh me dronë nga Rusia ndaj Ukrainës, me qëllim garantimin e sigurisë së hapësirës ajrore pranë kufirit ukrainas.

Vendimi erdhi pasi përfundoi një armëpushim i shkurtër i shpallur nga Moska, ndërsa ushtria polake bëri të ditur se në gatishmëri janë vendosur edhe helikopterë, sisteme kundërajrore dhe radarë për të monitoruar situatën.

Sulmet ruse kanë goditur disa qytete në perëndim të Ukrainës. Në Lutsk raportohet për viktima dhe të plagosur, ndërsa autoritetet mbyllën qendrën e qytetit pas shpërthimeve.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje që tregojnë një dron rus duke goditur një ndërtesë.

Raportohet gjithashtu se në rajonin Rivne, një sulm ndaj një pallati ka lënë dy persona të vdekur dhe katër të plagosur.

Ndërkohë, në Kryvyi Rih një foshnjë 9-muajshe mbeti e plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike në spital.

Nga ana tjetër, Rusia po kërkon që Ukraina të tërheqë trupat nga pjesë të rajonit Donetsk si kusht për bisedime dhe armëpushim, kërkesë që Kievi e ka refuzuar.

ME TE LEXUARAT