Moti i keq ‘sundon’ vendin/ Shira të rrëmbyeshëm, përmbytje masive , 12 persona raportohen të lënduar (VIDEO)

Bota

Moti i keq ‘sundon’ vendin/ Shira të rrëmbyeshëm,

Të paktën 12 persona janë plagosur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në provincën veriore të Samsunit, në bregdetin e Detit të Zi në Turqi.

Sipas agjencisë shtetërore turke Anadolu, reshjet intensive të shiut gjatë mbrëmjes së djeshme bënë që përrenjtë të dalin nga shtrati, duke përmbytur shtëpi, biznese dhe rrugë. Disa automjete u rrëmbyen nga rrjedha e ujit, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë punën për pastrimin e baltës dhe mbeturinave në zonat e prekura.

Autoritetet lokale njoftuan se të paktën 12 persona janë dërguar në spital me lëndime të lehta. Për shkak të situatës së rënduar, shkollat në distriktin Havza u mbyllën këtë të hënë.

Guvernatori i Samsunit, Orhan Tavli, deklaroi se katër lagje u përmbytën brenda vetëm 10 minutash pas reshjeve intensive të së dielës në mbrëmje.

ME TE LEXUARAT