Kryeministri izraelit, Netanyahu vizitë sekrete në Emiratet e Bashkuara Arabe/ Zbardhet axhenda

Bota

Kryeministri izraelit, Netanyahu vizitë sekrete në Emiratet e

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një vizitë që duket se është bërë në sekret të plotë, në Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruan CBS News.

Gjithashtu mediat e huaja shkruajnë se Netanyahu është takuar me presidentin e vendit Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Më pas këto deklarata u konfirmuan edhe nga zyra e Netanyahut, duke thënë se ai “takimi përparoi marrëdhëniet midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”.

Zbulimi i vizitës vjen pas një raporti të Wall Street Journal se Emiratet e Bashkuara Arabe kryen sulme ushtarake kundër Iranit muajin e kaluar.

Vendi nuk e ka konfirmuar publikisht informacionin. Ndërkohë, ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, tha se Izraeli kishte dërguar sisteme dhe personel të mbrojtjes ajrore Iron Dome në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas një zyrtari amerikan, Netanyahu kishte udhëtuar sërish në Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2018 për t’u takuar me Mohammed bin Zayed.

Kujtojmë se Emiratet e Bashkuara Arabe ishin vendi i parë arab që nënshkroi Marrëveshjet e Abrahamit në vitin 2020, duke normalizuar marrëdhëniet diplomatike me Izraelin sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

ME TE LEXUARAT