“Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përdorur së fundmi një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe provokuese ndaj princit saudit Mohammed bin Salman.
Videoja e fjalimit të tij gjatë Future Investment Initiative ka bërë xhiron e rrjetit, duke shkaktuar reagime të shumta online. Sipas Trump, princi duhet të ketë një qëndrim më të përulur ndaj Shteteve të Bashkuara.
“Ai nuk e priste se do t’i duhej të më puthte b****… nuk e kishte imagjinuar fare”, tha Trump (me fjalë banale) në video, duke treguar atë që e përshkroi si një ndryshim të qasjes së Arabisë Saudite ndaj Washingtonit. Ai shtoi më tej se Princi i Kurorës “duhet të sillet mirë me të”, duke theksuar atë që e konsideronte një ndikim më të fortë amerikan.
⚡️⭕️ Trump talking about Saudi Crown Prince Mohammed Bin Salman:
— Middle East Observer (@ME_Observer_) March 28, 2026
He didn’t think he would be kissing my ass, he really didn’t…and now he has to be nice to me….he better be nice to me, he’s gotta be.. pic.twitter.com/uKx33oATek
Duke vijuar, Trump tha:
Ai (Mohammed bin Salman) mendonte se do të isha thjesht një tjetër president amerikan i dështuar dhe se vendi do shkonte drejt rënies. Por tani duhet të sillet mirë me mua! I thoni se bën mirë të sillet mirë me mua! Ai duhet ta bëjë!
Vetëm disa ditë më parë, Trump e kishte përshkruar Mohammed bin Salman si një “luftarak” në koordinim me Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në kontekstin e tensioneve me Iranin. Duke folur për gazetarët, ai tha:
Ai është një luftarak. Ai lufton me ne!
Trump po përzien kritikat me komplimentet, duke nënvizuar rolin e tij në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe pritshmëritë ndaj aleatëve të SHBA-ve në Lindjen e Mesme.


