Përfundon numërimi i votave, zgjidhen kryetarët i rinj të PD-së në Elbasan dhe Mat, EMRAT

Politikë

Përfundon numërimi i votave, zgjidhen kryetarët i rinj të

Përfundon procesi i zgjedhjes së kryetarëve të rinj në dy degë të Partisë Demokratike, në Elbasan dhe Mat, ku pas numërimit të votave janë shpallur fituesit përkatës.

Në degën e Elbasanit, pas mbylljes së votimit dhe procesit të numërimit, Alis Narazani është shpallur fitues me shumicë votash, duke siguruar drejtimin e degës.

Në garë morën pjesë pesë kandidatë: Durim Çekrezi, Elior Vila, Lumturi Hasa, Sokol Shkëlzeni dhe Alis Narazani. Procesi u zhvillua normalisht, me pjesëmarrjen e 1208 anëtarëve me të drejtë vote.

Edhe në Bashkinë e Matit është mbyllur i gjithë procesi zgjedhor për kreun e ri të degës së PD. Votimi nisi në orën 08:00 dhe u mbyll në orën 18:00, duke u shtyrë për shkak të pjesëmarrjes së anëtarëve në minutat e fundit.

Në total votuan 681 anëtarë nga rreth 1400, ose afro 50% e anëtarësisë.

Nga rezultati final, Avni Doçi ka dalë fitues me 443 vota (rreth 65%), ndërsa rivali i tij Julian Klosi mori 234 vota (rreth 35%). Procesi u zhvillua pa probleme dhe në një klimë të qetë.

Zgjedhjet në Mat u zhvilluan pas largimit nga detyra të ish-kryetares Denisa Vata, e cila u zgjodh deputete vitin e kaluar. Fituesi Avni Doçi pritet të drejtojë degën në vijim, në një periudhë kur Partia Demokratike ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale.

ME TE LEXUARAT