Nutricionisti Altin Joka: Njolla kafe në fytyrë? Nuk është 'faji' i diellit, ja çfarë mungon në trupin tuaj

Soft

Nutricionisti Altin Joka: Njolla kafe në fytyrë? Nuk është

Njollat në fytyrë dhe në trup nuk vijnë nga dielli, ato janë një reflektim i brendshëm i organizmit tone. Nutricionisti Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, bëri një analizë të detajuar në lidhje me shkaqet që krijojnë njollat në lëkurë.

“Lëkura është si një ekran, lidhet me gjakun, hormonet dhe emocionet. Hiperpigmentimi siç njihet në mjekësi, në holistikë është disbalancë e pesë faktorëve. Nuk është tek lëkura, trupi është si një zinxhir që funksionon me hallka.  Fajësojmë diellin duke i vënë fajin kryesor, por dielli zbulon një problem që është më i thellë se aq. Nëse trupi është i balancuar me hormonet, mineralet, vitaminat, etj, atëherë lëkura e përballon diellin; në të kundërt ai do të nxjerrë në pah problemet që kemi në trupin tonë”, u shpreh Joka.

Sipas tij shigjetimi i diellit si shkaktar i njollave është një demagogji e estetikës dhe asgjë më shumë. Joka shpjegoi edhe shkaktarët kryesorë.

Përdorimini i kontraceptivëve, mosdalja në ajër të pastër, mosmarrja e vitaminës D në mënyrë natyrale, ngrënia e ushqimeve të përpunuara sjellin probleme.

“Nuk është faji i diellit, por është disbalanca që ndodh në organizëm. Hormonet janë si regjia, lëkura merr urdhëra nga qelizat që prodhojnë melatoninë. Njollat në faqe dhe ballë tregojnë estrogjenin të lartë. Njollat pas shtatëzanisë vijnë nga përdorimi i kontraceptivëve, estrogjeni stimulon melaninën duke dhënë njolla. Njolla në qafë dhe sqetulla tregojnë se keni rezistencë ndaj insulinës”, u shpreh Joka.

Nëse njollat po ju errësohen me kalimin e kohës sipas Jokës, ju është rritur niveli i kortizolit që shkaktohet nga stresi i lartë duke sjellë kështu inflamacion dhe rrjedhimisht një rritje të pigmentimit. Por kujdes, nëse njollat janë në të gjithë trupin, atëherë keni probleme në zorrë dhe mëlçi.

“Eleminoni këto ushqime! Hiqni sheqernat, miellin e bardhë, shtoni aktivitetin fizik, dilni në diell për të marrë vitaminën D në mënyrë natyrale. Bëni gjumë të plotë pasi mungesa e tij zbeh lëkurën”, ishte thirrja e Jokës.

Ja si ndikojnë hormonet në pigmentimin e lëkurës

Hormonet ndikojnë në sistemin nervor dhe metabolik, luhatjet e esterogjenit e bëjnë lëkurën më të ndjeshme ndaj diellit duke ndikuar tek pigmentimi. Problem është edhe insulina, e cila stimulon receptorë që ndikojnë në trashësinë e lëkurës.  Hormoni i mbijetesës kortizoli kur është me tepricë ul rigjenerimin e qelizave si dhe ndikon tek estrogjeni duke e bërë lëkurën shumë të ndjeshme. Kur konsumoni shumë sheqer, miell të bardhë, niseshte - rrisni nivelin e insulinës dhe kjo më pas stimulon melanocitet duke shtuar kështu  pigmentimin në mënyrë jo të rregullt.

Kontrolloni hormonet, gliceminë, estrogjenin, estradiolin dhe mëlçinë!

Njollat në fytyrë shfaqen më shumë tek gratë sesa tek burrat, sepse trupi i gruas ndryshon në anatomi dhe biologji. Trupi i burrit është i fortë dhe rezistent, ndërsa i gruas është më i ndjeshëm. Gruaja në moshen 12- 13 vjeçare fillon ndryshimin hormonal më pas të tjera ndryshime pëson në momentin para dhe pas shtatëzanisë për të vazhduar më pas me perimenopauzën. Gratë jetojnë me një barrë më të lartë hormonale dhe melanocitet reagojnë ndaj këtyre ndryshimeve. Kur rritet esterogjeni dhe ulet progresteroni shfaqet melazma. Në shtatëzani rritet estrogjeni dhe niveli melanociteve, shfaqen njollat në fytyrë, pra pigmentimi është hormonal. Destabiliteti i PCOS (vezores policistike), rrit insulinën duke sjell edhe pigmentimin më pas. Veç faktorëve të brendshëm janë edhe faktorët e jashtëm: ekspozimi ndaj kozmetikës, nivelet e parabenit, element që gjendet në shumë produkte që ndikon tek lëkura. Por nutricionisti Joka u ndal edhe tek roli i mëlçisë.

“Lëkura është pasqyra e mëlçisë. Nëse keni destabilitet estrogjeni, shihni mëlçinë, është qendra e kontrollit të trupit”, nënvizoi Joka.

Si mund t’i largojmë njollat e hiperpigmentimit nëpërmjet ushqimit. Ja si ndikojnë lëndët ushqyese!

Vitamina D, B12 dhe Zinku janë më të rëndësishmet. Lëkura është një organ që ushqehet nga gjaku, çdo gjë që mungon në gjak reflektohet. Vitaminat dhe mineralet janë baza, nëse mungojnë do ndikojnë. Vitamina D është bazë e lëkurës, menaxher i sistemit tonë imunitar, ndikon tek diferencimi i qelizave të mira dhe të këqija. Lëkura që reagon më tepër ndaj diellit ka më shumë inflamacion. Vitamina B12 është energjia e oksigjenimit të lëkurës, mbështet mikrobiomën e saj dhe ndikon në metabolizmin qelizor. Mungesa e B12 sjell njolla të errëta në lëkurë. Njollat që nuk zbehen lehtë apo lëkurën e thatë e rregullon zinku, është ky i fundit që rigjeneron. Mbyllja e shpejtë e një plage tregon nivelin e zinkut në trupin tone. Përdorni farërat dhe arroret, pasi ato kanë shumë zink.  

Por a largohen njollat vetëm me ushqimet, duke rikuperuar mineralet dhe vitaminat?

Sipas natyropatit Joka ato kurohen, por jo shpejt, pasi rigjallërimi i organizmit do kohë, do ushqim, përkushtim dhe balancë. Me ushqim përmirësohen, ndërsa me kremra jo.

“Brokoli, rukola, preshi, proteinat cilësore, ulja e sheqerit dhe terapia për mëlçinë, janë shumë të rëndësishme. Gjithashtu zinku, vitamina B, vaji i peshkut, peshku dhe fjetja e mirë ndikojnë”, u shpreh Joka.

Hiqni kremrat dhe parandaloni njollat e lëkurës që vijnë nga hiperpigmentimi kështu!

Niseni ditën me lëng karrote në mëngjes para se të dilni në diell, dhe një lugë vaj ulliri, por mund të merrni edhe një lugë aloe vera. Probiotikët janë gjithashtu shumë të mirë, kështu ju do e mbroni lëkurën shumë mirë. Gjatë ditës konsumoni arra dhe fara. Mos pini pije energiike, duhan, alkool, duhen proteina cilësore, eleminoni bukën, patatinat dhe ushqimet industriale. Pini ujë mjafteshëm, ulni sheqernat dhe mos përdorni parfume në lëkurë.

Sperma e mashkullit bën mrekulli në lëkurën tuaj!

Natyropati Joka tha në “Rreze Dielli” se përdorimi i spermës në fytyrë nuk është mit, por sjell vërtetë dobi për lëkurën.

“Lënda më ushqyese është sperma e mashkullit. Vendoseni në fytyrë, përmban mineralet jetësore që ka një mashkull, është nga një nga rigjenerueset më të mira. Shumë femra e kanë përdorur, nuk është një mit, është e jashtëzakonshme”, u shpreh Joka.

Nutricionisti dha edhe një recetë natyrale që mund ta bëni në shtëpi dhe të lyeni fytyrën tuaj: Dyll blete me livando, vaj kokosi, vaj ulliri në banjomari, përziejeni masën duke i hedhur edhe një kapsulë vitaminë E. Mund të bëni edhe një përzierje me aloe vera dhe lëng kastraveci. Fruta me antioksidantë pas plazhit dhe gjumë 30 minuta, do stabilizoni hormone. Edhe çaji jeshil, sherebela dhe çaj murrizi me kamomil e vaj ulliri është shumë i mirë./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT