Do t’i nënshtrohet sot eutanazisë, historia tragjike e 25-vjeçares në Spanjë që mbeti e paralizuar pas përdhunimit në grup

Një vajzw nga Barcelona ka vendosur t’i nënshtrohet eutanazisë për t’i dhënë fund jetës së në moshën vetëm 25 vjeç.
Noelia Castillo Ramos dha intervistën e saj të fundit për ” Y Ahora Sonsoles ” të Antena 3 përpara procedurës së saj, e cila është planifikuar për të enjten (sot), duke shpjeguar pse po zgjedh vetëvrasjen me asistencë mjekësore.
E reja mbeti paraplegjike pas një tentative vetëvrasjeje në vitin 2022, e cila erdhi si pasojë e një përdhunimi në grup që kishte përjetuar po atë vit. Pas ngjarjes, ajo u hodh nga kati i pestë i ndërtesës ku qëndronte, duke pësuar dëmtime të rënda që e lanë të paralizuar.
Noelia vjen nga një familje jofunksionale dhe pjesën më të madhe të fëmijërisë e kaloi në familje kujdestare, pasi prindërit e saj kishin probleme me varësitë.
Në vitin 2022, ndërsa jetonte në një qendër shtetërore për gra vulnerabël, ajo u bë viktimë e përdhunimit në grup. Më 4 tetor të po atij viti, pas përdorimit të kokainës, ajo ndërmori aktin ekstrem që ndryshoi përgjithmonë jetën e saj.
???????? In a few hours, Noelia Castillo Ramos, 25, will receive euthanasia for depression in Spanish history after suffering a multiple rape in a care center in 2022.
— World In Last 24hrs (@world24x7hr) March 25, 2026
As a result of the trauma, she suffered from severe depression and attempted suicide by jumping from a fifth floor,… pic.twitter.com/HhCad93xIK
Babai i Noelias ka nisur një betejë të gjatë ligjore për të ndaluar eutanazinë, por, sipas Y Ahora Sonsoles Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e ka pranuar kërkesën e saj.
Spanja e bëri të ligjshme eutanazinë vullnetare ashtu edhe vdekjen e asistuar në mars 2021, duke u lejuar të rriturve me sëmundje serioze dhe të pashërueshme që shkaktojnë vuajtje të padurueshme të zgjedhin t’i japin fund jetës së tyre.


