Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi

Kosovë&Rajon

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes!

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet shqyrtim gjyqësor ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt. Gjatë seancës së sotme, Naim Murseli ka deklaruar se grabitësi kërkoi vetëm telefonat dhe paratë nga ta.

“Njëri fëmijë ka qenë ulur mbrapa meje, tjetri pas Liridonës. Nëse më kujtohet, nuk kanë qenë të lidhur. Ata kanë dalë nga dera e njëjtë”, deklaroi Murseli.

Në pamjet e forenzikës, të cilat trupi gjykues po i shpalos në cilësi të provave, Murseli po ballafaqohet edhe me imazhin e gruas së tij të vrarë.

ME TE LEXUARAT