Hakmarrje pas tre vitesh në Kretë/ Babai vret me armë 20-vjeçarin për aksidentin e të birit

Bota

Hakmarrje pas tre vitesh në Kretë/ Babai vret me armë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në Kretë, ku një 54-vjeçar ka vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar dhe më pas është vetëdorëzuar në polici.

Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi në zonën e Gazi, Heraklion.

Raportohet se autori fajësonte të riun për humbjen e jetës së djalit të tij tre vite më parë, në një aksident automobilistik.

Mediat helene bëjnë me dije se 20-vjeçari kishte qenë në drejtimin e automjetit ku ndodhej edhe djali i 54-vjeçarit, i cili humbi jetën në atë aksident.

Që prej asaj kohe, autori dyshohet se mbante përgjegjës të riun për tragjedinë familjare, ndërsa ditën e sotme e ka qëlluar katër herë me armë zjarri në mes të rrugës.

Pas krimit, 54-vjeçari është paraqitur vetë në polici, ndërsa autoritetet greke po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT