E pazakontë/ Një burrë vjedh kafkën 800-vjeçare të një shenjtoreje

Bota

E pazakontë/ Një burrë vjedh kafkën 800-vjeçare

Policia në Republikën Çeke po kërkon një shtetas që rrëmbeu kafkën afërsisht 800-vjeçare të Shën Zdislavës së Lembergut.

Një imazh i turbullt i kamerës së sigurisë i publikuar në mediat vendase tregon një burrë të veshur me të zeza që mban kafkën e Shën Zdislavës së Lembergut.

I dyshuari u pa duke vrapuar midis stolave të Bazilikës së Shën Lorencit dhe Shën Zdislavës, rreth 110 kilometra në veri të Pragës.

“Vlera historike e kafkës është padyshim e pallogaritshme”,-tha zëdhënësja e policisë, Dagmar Sohorová.

Shën Zdislava e Lembergut jetoi nga viti 1220 deri në vitin 1252 dhe ishte e njohur për punën e saj për të varfrit. Ajo u shenjtërua nga Papa Gjon Pali II në vitin 1995.

ME TE LEXUARAT