Skenare komplekse/ Gjermania planifikon mburojë mbrojtëse kundër dronëve për qytetet, dhe infrastrukturën kritike

Bota

Skenare komplekse/ Gjermania planifikon mburojë mbrojtëse kundër

Gjiganti gjerman i mbrojtjes Rheinmetall dhe kompania e telekomunikacionit Deutsche Telekom kanë njoftuar plane për zhvillimin e një mburoje mbrojtëse kundër dronëve për të mbrojtur qytetet dhe infrastrukturën kritike.

Kompanitë gjermane në një deklaratë të përbashkët thanë se do të zhvillojnë teknologji dhe kapacitete për t’iu kundërvënë skenarëve kompleks të kërcënimeve, përfshirë sulmet e mundshme ndaj infrastrukturës kritike që përfshijnë lloje të ndryshme dronësh.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Rheinmetall, Armin Papperger, duke njoftuar partneritetin tha se kërcënimi që paraqesin dronët është “shumë digjital”.

“Kjo është arsyeja pse mbrojtja efektive kërkon një kombinim të sensorëve, mjeteve mbrojtëse dhe rrjeteve të sigurta të komunikimit”, tha Papperger.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Deutsche Telekom, Tim Hoettges, tha se projekti do të mbështetet në rrjetin e komunikimit dhe kapacitetet e të dhënave të kompanisë.

“Me ekspertizën tonë në lidhshmëri dhe analizë të të dhënave, ne po e çojmë mbrojtjen kundër dronëve në një nivel të ri”, tha ai.

Sipas dy kompanive gjermane, gjithnjë e më shumë dronë po kontrollohen përmes rrjeteve celulare.

Ato thanë se së shpejti rrjeti mobil mund të funksionojë si sensor, në thelb si një radar me shtrirje të gjerë, duke identifikuar modele të pazakonta në trafikun e të dhënave që mund të sinjalizojnë lidhje komanduese të dronëve.

Kjo, shtuan ato, do t’u ndihmojë ekipeve të emergjencës të zbulojnë dronët dhe të identifikojnë shpejt operatorët e tyre, përfshirë edhe në zona të përkohshme të ndalimit të fluturimeve.

 

ME TE LEXUARAT