E rëndë! Bletët sulmojnë qytetarët, 24 persona përfundojnë në spital, tre në gjendje kritike

Bota

E rëndë! Bletët sulmojnë qytetarët, 24 persona

Një incident i pazakontë ka ndodhur në qytetin Aurillac të Francës, ku një sulm masiv bletësh ka rezultuar në 24 persona të lënduar, tre prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike.

Sipas prefekturës së Cantal, sulmi zgjati rreth 30 minuta të dielën në mëngjes, ku kalimtarë të shumtë janë thumbuar vazhdimisht nga bletët. Ekipet e zjarrfikësve dhe ndihma e shpejtë ndërhynë për të dhënë ndihmën e parë, ndërsa policia vendosi perimetër sigurie për të parandaluar përhapjen e panikut dhe për të menaxhuar situatën.

Tre nga të lënduarit u transportuan menjëherë në spital, ku u konstatua se ndodheshin në gjendje të rëndë. Sipas kryetarit të bashkisë së Aurillac, Pierre Mathonier, i cili foli të hënën për BFM TV, gjendja e tyre tashmë është përmirësuar.

Ai sqaroi se një nga viktimat, një burrë 78-vjeçar, pësoi arrest kardiak, por u rikthye në jetë falë ndërhyrjes së menjëhershme me KPR (reanimacion kardiopulmonar).

 

 

ME TE LEXUARAT