"Nuk kishte dhimbje, vetëm..."/ Gruaja që vdiq për 8 minuta rrëfen çfarë ndodh pas vdekjes

Soft

"Nuk kishte dhimbje, vetëm..."/ Gruaja që vdiq për 8

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka habitur mjekët dhe njerëzitë: një grua 33-vjeçare në SHBA, e quajtur Brianna Lafferty, ka rrëfyer se ka përjetuar vdekjen dhe është rikthyer në jetë pas tetë minutash pa puls, pa frymëmarrje dhe pa aktivitet trunor.

Sipas Daily Mail, Brianna vuante nga një sëmundje e rrallë neurologjike e quajtur mioklonus distoni, e cila shkakton spazma të pavullnetshme dhe ndërprerje të funksioneve jetësore. Pas një krize të rëndë, ajo u shpall klinikisht e vdekur - por në mënyrë të pabesueshme, u rikthye në jetë.

“Vdekja është një iluzion,” tha ajo. “Shpirti ynë nuk vdes kurrë. Vetëdija mbetet gjallë. Ajo që jemi, thjesht transformohet.”

Ajo e përshkruan përvojën si jashtëzakonisht të qetë dhe të kthjellët: “Nuk kishte dhimbje, vetëm një ndjesi thellësisht paqësore. Nuk e ndjeja më trupin tim, por isha më e vetëdijshme se kurrë më parë.”

Pas rikthimit në jetë, Brianna u përball me një tjetër sfidë: duhej të mësonte sërish të ecte dhe të fliste. Megjithatë, përvoja pranë vdekjes e la me një ndjesi të thellë shpirtërore dhe me një mesazh për të gjithë: jeta nuk përfundon me trupin.

Sipas shkencës, përvoja pranë vdekjes (NDE) mund të lidhet me aktivitetin e trurit pas ndalimit të zemrës, që mund të shkaktojë vizione dhe ndjesi të forta. Por rrëfimi i Briannës lë hapësirë për reflektim  dhe për besimtarët, përforcon idenë e jetës përtej vdekjes.

 

 

ME TE LEXUARAT