Sulme të ndërsjellta SHBA-Iran, Trump: I goditëm shumë fort, në nder të tre ushtarëve që humbëm

Bota

Sulme të ndërsjellta SHBA-Iran, Trump: I goditëm shumë fort,

Forcat amerikane goditën objektiva të tjera në Iran për të nëntën ditë me radhë, ndërsa situata në Lindjen e Mesme vazhdon të përshkallëzohet.

Presidenti Donald Trump tha se sulmet e fundit e goditën Iranin shumë rëndë.

“I goditëm shumë fort mbrëmë, në nder të tre luftëtarëve të mëdhenj që humbëm. Dy në Jordani dhe një në Irak”, tha Trump.

Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se kishte goditur rrjetet e komunikimit në Iran, me synimin për të dobësuar aftësinë e Teheranit për të sulmuar anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit.

Irani reagoi duke pretenduar se kishte kryer një sulm ndaj forcave amerikane në Siri, si edhe kishte lëshuar raketa drejt objektivave ushtarake në Jordani dhe Kuvajt. Ndërkohë, autoritetet e kuvajtit njoftuan se kishin rrëzuar disa dronë iranianë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio deklaroi se SHBA do të vazhdojë operacionet ushtarake për aq kohë sa Irani kërcënon lundrimin në Ngushticën e Hormuzit.

“Ngushtica e Hormuzit është një rrugë ujore ndërkombëtare. Për sa kohë që Irani vazhdon të sulmojë anijet tregtare, ne do të përgjigjemi. Megjithatë, SHBA mbetet e hapur për një zgjidhje diplomatike”, tha Rubio.

Pasiguria në rajon ka ndikuar edhe në transportin detar, ku numri i anijeve që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit është ulur, ndërsa çmimi i naftës është rritur mbi 90 dollarë për fuçi.

ME TE LEXUARAT