Sulmet iraniane, Emiratet e Bashkuara Araba mbyllin ambasadën në Teheran dhe tërheqin stafin diplomatik

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mbyllur ambasadën e tyre në Teheran dhe kanë tërhequr ambasadorin dhe stafin diplomatik, pas sulmeve të drejtpërdrejta me raketa të Iranit që goditën territoret e tyre civile.
Ministria e Punëve të Jashtme e Emirateve tha se sulmet përfshinin zona banimi, aeroporte, porte dhe objekte shërbimi, duke përfaqësuar një “përshkallëzim serioz dhe të papërgjegjshëm” dhe një shkelje flagrante të sovranitetit kombëtar.
Emiratet e Bashkuara Arabe theksuan se veprimet armiqësore mund të shtyjnë rajonin drejt një trajektoreje shumë të rrezikshme, duke kërcënuar paqen, sigurinë energjetike dhe stabilitetin ekonomik global.
Ky veprim shënon një përmbysje të ndjeshme në marrëdhëniet midis dy vendeve, të cilat u rivendosën në vitin 2022 pas përpjekjeve për të lehtësuar tensionet rajonale./Top Channel


