Fronti Evropian kritikon qeverinë për tërheqjen e ligjit mbi lojërat e fatit: “Hap joserioz që dëmton qytetarët”

Grupi parlamentar i Frontit Evropian ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë për të tërhequr nga parlamenti Propozim-ligjin për lojërat e fatit, duke e cilësuar këtë veprim si joserioz dhe të papërgjegjshëm.
Sipas Frontit Evropian, ligji ishte prezantuar si prioritet për mbrojtjen e qytetarëve, ndërsa tërheqja e tij pa sqarime publike tregon mungesë konsistence në politikëbërje.
Ata rikujtojnë se sektori i lojërave të fatit gjeneroi vitin e kaluar rreth 2.7 miliardë euro, afërsisht gjysmën e buxhetit të shtetit, duke treguar nevojën për rregullim serioz dhe jo pezullim të papritur të ligjit.
Grupi thekson gjithashtu se stimulimi i këtij aktiviteti nga ana e qeverisë dhe luhatjet në politikë kanë dëm të drejtpërdrejtë për interesin publik dhe besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore. Përfaqësuesit e VLEN-it u kritikuan për mosmbajtjen e premtimeve dhe mungesën e përgjegjësisë ndaj qytetarëve.


