Historia e majmunit Punch përfundon me 'fund të lumtur', i braktisur nga nëna gjen shokun e jetës

Në një kopsht zoologjik pranë Tokios, historia e një majmuni foshnjë është kthyer në një fenomen viral falë një dysheje të pandarë: Punch, një makak japonez 7-muajsh, dhe shoku i tij orangutan prej pelushi.
I refuzuar nga nëna e tij biologjike pak pas lindjes në korrik të vitit të kaluar, Punch e pati të vështirë të integrohej pasi majmunët e rritur e refuzonin vazhdimisht sa herë që përpiqej t’u afrohej. Mirëpo, Punch e gjeti ngushëllimin te një lodër prej pelushi që do të shndërrohej në “nënën” e tij të re.
Kujdestari i kopshtit zoologjik, Kosuke Shikano, tha: Makakët japonezë foshnjë kapen menjëherë pas trupit të nënës pas lindjes për të ndërtuar forcën muskulore. Ata gjithashtu fitojnë një ndjenjë sigurie duke u kapur pas diçkaje. Për shkak se ishte braktisur, Punch nuk kishte asgjë ku të kapej. Pasi eksperimentuan me një sërë sendesh, majmuni zgjodhi lodrën prej pelushi.
Stafi i kopshtit zoologjik beson se nëna e tij, një makake e re që po përjetonte shtatzëninë e saj të parë, mund ta ketë braktisur për shkak të stresit të shkaktuar nga një valë të nxehti. Megjithatë, historia e Punchit ka një fund të lumtur: vetëm pak ditë më parë, një majmun tjetër i së njëjtës specie e përqafoi Punchin, duke sinjalizuar një pranim shoqëror që është i rrallë për foshnjat e përjashtuara në natyrë.


