I kërkoi të punonte orë shtesë, e drogoi dhe më pas e përdhunoi punonjësen e tij 24-vjeçare/ Bie në pranga pronari, detajet tronditëse që…

Një burrë 59-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se përdhunojë punonjësen e tij 24-vjeçare, pasi i ka dhënë asaj të ashtuquajturën “droga e përdhunimit” në ambientet e kompanisë.
Sipas autoriteteve, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur të hënën e kaluar dhe abuzimi seksual rezulton i dokumentuar nga pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa i arrestuari ishte i njohur më parë për forcat e rendit për vepra të tjera penale.
Hetimi nisi pas kallëzimit të së resë, e cila deklaroi se ishte ftuar nga punëdhënësi të qëndronte disa orë pas përfundimit të orarit të punës. Pas këtij momenti, gruaja humbi ndjenjat dhe u gjet disa orë më vonë me rroba të ndryshme nga ato që kishte veshur në punë.
Pas abuzimit, 24-vjeçarja u paraqit në spital dhe bëri denoncimin. Sipas Karabinierëve, ekziston dyshimi se 59-vjeçari e ka lënë gruan pa ndjenja, duke i hedhur një substancë trullosëse në ushqim, dhe më pas ka kryer abuzim seksual brenda ambientit të kompanisë, përpara se ta dërgonte atë në banesë.
Pamjet e kamerave të sigurisë kanë forcuar bindjen e hetuesve për rrjedhën e ngjarjes, ndërsa hetimet janë ende në vijim për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.


