DETAJE nga shpërthimi me tritol në Selitë, pronari i makinës nipi i prokurorit të njohur

Aktualitet

DETAJE nga shpërthimi me tritol në Selitë, pronari i makinës

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Selitë të vogël, në orët e para të mëngjesit, ku iu vendos lëndë shpërthyese një automjeti.

Mësohet se hetuesit po verifikojnë punën e bashkëshortes se 39-vjeçarit si një pistë të mundshme. Dorina Jano, bashkëshortja e Dritan Janos rezulton se është një nga Administratorët e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme.

Ndërsa vetë Dritan Jano prej vitesh është i punësuar në Drejtorinë e Metrologjisë. Ai është marrë në pyetje nga grupi hetimor ku ka thënë se nuk ka patur përplasje të ashpra gjatë kohëve të fundit, por probleme ose debate të vogla me përfaqësues të bizneseve private që e lidh puna për shkak të shërbimeve që ai kryen te Metrologjia.

Ndërkohë një tjetër pistë që po verifikohet nga policia është pozicioni i punës së të afërmëve të objektivit. Dritani është nipi i Thoma Janos, i cili deri pak kohësh ka mbajtur pozicionin e zv/ Prokurorit të Përgjithshëm, i cili gjithashtu ka qënë dhe shefi i sektorit të përgjimeve në këtë institucion. Thoma Jano para pak kohësh është larguar nga sistemi i drejtësisë për shkak të moshës së pensionit.

Për shkak të pozicionit të rëndësishme që ka mbajtur i afërmi i objektivit deri para pak javësh, nuk përjashtohet si motiv për vendosjen e tritolit nga ana e hetuesve. Megjithatë këto pistat janë ende në vertifikim nga policia deri në grumbullimin e provave konkrete.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar ngjarjen e rëndë, ku rreth orës 03:20 minuta kanë qenë dy makina që afrohen te banesa e Dritan Janos në rrugën Gjerasim Qiriazi në Selitë. Njëri prej autorëve del nga mjeti dhe hedh sasinë e tritolit brenda oborrit ku shpërthimi dëmtoi mjetin e parkuar. Menjëherë dy makinat e autorëve janë larguar me shpejtësi.

Skema e përdorur në këtë ngjarje, por dhe sasi e vogël që është hedhur në oborrin e banesën 3-katëshe, për grupin hetimor ka qenë një mesazh për familjen Jano.

ME TE LEXUARAT