Irani godet baza dhe ambasada amerikane, SHBA-ja paralajmëron sulme të ashpra, Rubio: Goditjet më të forta s’kanë ndodhur ende

Bota

Irani godet baza dhe ambasada amerikane, SHBA-ja paralajmëron sulme të

Konflikti me Iranin ka hyrë sot në ditën e katërt. Sulmet dhe retorika sa vijnë e ashpërsohen.

Departamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje qytetarëve amerikanë në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme që të largohen nga rajoni me mjete komerciale, për shkak të “rreziqeve serioze të sigurisë”.

Këshilla vlen për shtetasit amerikanë në Bahrejn, Egjipt, Iran, Irak, Izrael, Bregun Perëndimor, Gazë, Jordani, Kuvajt, Liban, Oman, Katar, Arabinë Saudite, Siri, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemen.

Më herët, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se “goditjet më të forta” ndaj Iranit “ende nuk kanë ndodhur”, por shtoi se nuk do të “zbulojë detajet e përpjekjeve taktike”.

Deklarata erdhi pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se mori vendimin për të nisur luftë kundër Iranit, sepse ishte “mundësia e fundit dhe më e mirë” për të ndalur regjimin iranian.

Ambasada amerikane në Riad sulmohet me dronë

Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite konfirmoi se Ambasada amerikane në Riad u sulmua nga dy dronë, sipas vlerësimeve fillestare.

Në një deklaratë të shpërndarë nër X, ministria tha se sulmi shkaktoi “një zjarr të kufizuar dhe dëme të vogla materiale në ndërtesë”.

Mbyllet Ambasada amerikane në Kuvajt

Ambasada amerikane në Kuvajt është mbyllur “deri në njoftimin e radhës”.

Në deklaratën e shpërndarë në X thuhet se vendimi është marrë për shkak të “tensioneve të vazhdueshme rajonale”.

“Kemi anuluar të gjitha takimet konsullore – të rregullta dhe emergjente”, thuhet në postim.

Mbyllja e ambasadës në Kuvajt vjen pasi Ambasada amerikane në Riad u sulmua nga dy dronë gjatë natës.

Ndërsa Presidenti amerikan, Donald Trump, i tha një gazetari se “do ta mësoni shumë shpejt” kur u pyet për reagimin ndaj sulmit në Ambasadën amerikane në Riad dhe vdekjen e ushtarëve amerikanë në konfliktin me Iranin.

ME TE LEXUARAT