Irani paralajmëron: Do të rezistojmë e sulmojmë, derisa Trump të pranojë gabimin që bëri

Bota

Irani paralajmëron: Do të rezistojmë e sulmojmë, derisa

Irani do të vazhdojë t'i rezistojë sulmeve ushtarake amerikane derisa Presidenti i SHBA-së Donald Trump të pranojë se konflikti i nisur nga Uashingtoni ishte një gabim, tha sot Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi.

"Irani nuk kërkoi as armëpushim dhe as negociata. Pretendime të tilla janë iluzione", shkroi Araghchi në platformën X.

"Ushtria jonë e fuqishme do të vazhdojë të sulmojë derisa presidenti i SHBA-së të kuptojë se lufta e paligjshme që ai po u imponon si amerikanëve ashtu edhe iranianëve është e gabuar dhe nuk duhet të përsëritet kurrë.

Viktimat gjithashtu duhet të kompensohen", shtoi ai.

ME TE LEXUARAT