Ish-ministrja u gjet e pajetë në banesën e saj, dhe me shenja në kokë/ Autoritetet nisin hetimet për vrasje

Bota

Ish-ministrja u gjet e pajetë në banesën e saj, dhe me shenja

Policia britanike ka nisur një hetim për vrasje pas vdekjes së ish-ministres konservatore Anne Widdecombe, e cila u gjet me lëndime të rënda në kokë në banesën e saj në Devon.

Sipas autoriteteve, oficerët mbërritën në shtëpinë e 78-vjeçares në Haytor, Dartmoor, pasi shërbimi i ambulancës njoftoi policinë. Në momentin e mbërritjes, ish-ministrja u gjet me plagë të rënda dhe më vonë u konfirmua e vdekur.

Vdekja e saj u bë publike fillimisht të premten nga agjenti i saj, pa asnjë indikacion se mund të ishte pasojë e një akti kriminal. Megjithatë, vetëm disa orë më vonë, Policia e Devonit dhe Cornëallit njoftoi se rasti tashmë po trajtohet si vrasje.

Hetuesit kanë bërë të ditur se janë në kërkim të një burri të bardhë, i cili dyshohet se mund të jetë i përfshirë në ngjarje.

Kreu i hetimit deklaroi se çështja ndodhet ende në fazat e hershme, por hetimet po zhvillohen me ritëm të shpejtë.

“Hetimi për vrasjen është në fazat fillestare, por po ecën me një ritëm të konsiderueshëm. Kemi angazhuar të gjitha burimet e nevojshme për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe për të identifikuar personin përgjegjës”, tha ajo.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë informacion, edhe nëse e konsiderojnë të parëndësishëm, të kontaktojnë autoritetet.

Hetuesit po kërkojnë veçanërisht dëshmitarë që mund të kenë vërejtur lëvizje të dyshimta në zonën e Haytor Vale, si edhe pamje nga kamerat e sigurisë, kamerat e ziles së derës apo kamerat e automjeteve.

Ndërkohë, ekspertët e kriminalistikës vijojnë ekzaminimin e banesës së Anne Ëiddecombe, e cila mbetet e rrethuar nga forcat e policisë.

ME TE LEXUARAT