Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

E hëna e Pashkëve katolike është shndërruar në një ditë dramatike për Libani, pasi Izraeli ka intensifikuar bombardimet në jug të Bejruti, në Libanin e Jugut dhe në rajonin Bekaa.
Situata mbetet kritike, me mbi 40 fshatra që janë urdhëruar të evakuohen urgjentisht për shkak të një vale të re sulmesh. Për herë të parë, paralajmërimet kanë përfshirë edhe zona me popullsi të krishterë, si Adoussiyé dhe Bfaouré, duke zgjeruar më tej hartën e konfliktit.
Bilanci i viktimave vazhdon të rritet, duke arritur në të paktën 1,497 të vdekur, mes tyre 130 fëmijë. Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 36 viktima. Sulmet kanë goditur edhe ambulanca dhe personel mjekësor, çka është dënuar ashpër nga autoritetet libaneze si shkelje serioze.
Në terren, Hezbollah ka reaguar me kundërsulme, duke shënjestruar tanke izraelite dhe baza ushtarake deri në 75 kilometra brenda territorit izraelit.
Nga ana tjetër, ushtria izraelite pretendon se ka goditur mbi 300 objektiva të lidhura me infrastrukturën e Hezbollah-ut, përfshirë tunele dhe depo armësh.
Luftimet vijojnë intensivisht në disa zona, ndërsa autoritetet libaneze po përpiqen të menaxhojnë situatën humanitare dhe të mbajnë funksional sistemin shëndetësor përballë fluksit të madh të të plagosurve.


