Kriza brenda Laburistëve/ Deputetët kërkojnë largimin e Starmer, shtohen zërat për garë lidershipi

Bota

Kriza brenda Laburistëve/ Deputetët kërkojnë largimin e

Sekretarja britanike e Kulturës, Lisa Nandy, ka thënë se vendimi nëse kryeministri Keir Starmer do të hyjë në një garë të mundshme për drejtimin e Partisë Laburiste është çështje personale e tij.

Në një intervistë për BBC, ajo tha se Starmer ka treguar më parë se është i gatshëm për sfida politike dhe se nuk duhet nënvlerësuar.

Këto deklarata vijnë në një periudhë të tensionuar brenda Partisë Laburiste, ku disa deputetë i kanë kërkuar Starmerit të tërhiqet, ndërsa disa ministra kanë dhënë dorëheqjen.

Lisa Nandy ka mbështetur gjithashtu mundësinë e rikthimit në Parlament të Andy Burnham, i cili shihet si një nga emrat e mundshëm për drejtimin e partisë.

Ndërkohë, Wes Streeting ka bërë të ditur se mund të hyjë në garë nëse hapet procesi për lidershipin.

Ajo tha se Partia Laburiste është zgjedhur për të sjellë stabilitet, por pranoi se rezultatet e fundit tregojnë pakënaqësi të votuesve dhe nevojë për një qasje më të qartë politike.

Nga ana tjetër, liderja e konservatorëve Kemi Badenoch u shpreh se problemi i partisë nuk lidhet vetëm me liderin aktual, por me vetë drejtimin e Partisë Laburiste.

 

ME TE LEXUARAT