Kryeministri izraelit Netanyahu diagnostikohet me kancer, zbulon se i është nënshtruar trajtimit

Kryeministri i Izrael, Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur se i është nënshtruar trajtimit për kancerin e prostatës, duke zbuluar për herë të parë diagnozën e tij.
Ai sqaroi se publikimi i raportit shëndetësor u shty për rreth dy muaj, me qëllim që informacioni të mos përdorej për propagandë nga Iran.
Sipas detajeve të bëra publike, në dhjetor 2024 Netanyahu iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për zmadhimin e prostatës. Gjatë kontrolleve pas operacionit, mjekët zbuluan një tumor malinj me përmasa më të vogla se një centimetër.
Mjekët konfirmuan se tumori u identifikua në fazë të hershme dhe nuk kishte shenja përhapjeje në pjesë të tjera të trupit. Analizat e mëtejshme përjashtuan praninë e metastazave.
Vetë Netanyahu deklaroi se trajtimi ka qenë i suksesshëm dhe tumori është zhdukur plotësisht.
“Falë Zotit, jam mirë. Pata një problem të vogël me prostatën, i cili u trajtua plotësisht,” u shpreh ai.

