“Furtunë” në polici, dorëhiqen drejtuesit në Kukës dhe Lezhë, Hita kërkon largimin e drejtuesve në qarqe (EMRAT)

Aktualitet

“Furtunë” në polici, dorëhiqen drejtuesit në

Drejtori i Përgjithshëm i Policis së Shtetit, Skënder Hita, ka nisur një proces të gjerë ndryshimesh në strukturat drejtuese të policisë në qarqe, duke kërkuar dorëheqjen e disa drejtuesve aktualë dhe duke vijuar me riorganizimin e stafit drejtues.

Deri tani, dy drejtues qarqesh kanë dhënë dorëheqjen: drejtori i Policisë së Lezhës, Islor Islami, dhe ai i Kukësit, Loard Sallaku. Sipas burimeve, priten edhe largime të tjera në nivelet drejtuese në qarqe të ndryshme, përfshirë Beratin dhe Dibrën.

Paralelisht me dorëheqjet, kanë nisur edhe emërimet e reja. Erjon Ahmeti është caktuar në krye të Policisë së Fierit, ndërsa janë bërë ndryshime edhe në nivelin e zëvendësdrejtorëve në disa qarqe.

Ndër emërimet dhe lëvizjet e fundit, Besmir Dervishi është larguar nga posti i nëndrejtorit të Policisë së Tiranës dhe është transferuar në Kukës, ndërsa Oliger Torba është emëruar nëndrejtor për krimet në Tiranë. Në Elbasan, Andi Banushi është caktuar zëvendësdrejtor, duke zëvendësuar Krenar Guçen, i cili është transferuar në Përmet.

Ndryshime janë bërë edhe në Vlorë, Berat dhe Shkodër, me emërime të reja në postet e zëvendësdrejtorëve për hetimin e krimeve. Në total, vetëm së fundmi janë firmosur dhjetëra ndryshime në strukturat e policisë në nivel kombëtar.

Procesi i riorganizimit pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, me synimin për krijimin e një ekipi të ri drejtues në Policinë e Shtetit.

ME TE LEXUARAT