Qeveria miraton indeksimin e pensioneve me 6.4% në Shqipëri

Politikë

Qeveria miraton indeksimin e pensioneve me 6.4% në Shqipëri

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka miratuar indeksimin e pensioneve në masën 6.4%, që do të aplikohet për llogaritjen e bazës së vlerësuar të kontributeve deri në vitin 2024.

Sipas vendimit, koeficienti i ri i indeksimit do të përdoret për përcaktimin e masës fillestare të pensioneve për qytetarët që fitojnë të drejtën nga data 1 janar 2026 e në vazhdim.

Vendimi përcakton gjithashtu kufij të rinj për bazën e vlerësuar të pagave dhe kontributeve, si dhe mënyrën e llogaritjes sipas periudhave të ndryshme të sigurimeve shoqërore nga viti 1994 deri në 2024.

Efektet financiare të këtij ndryshimi do të mbulohen nga buxheti i Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe do të zbatohen vetëm për pensionet e reja që caktohen nga viti 2026.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe konsiderohet pjesë e përditësimit të formulës së pensioneve në vend.

ME TE LEXUARAT