Kush po përfaqëson Teheranin në bisedimet me SHBA-të? Zyrtari izraelit: Po udhëhiqen nga...

Bota

Kush po përfaqëson Teheranin në bisedimet me SHBA-të?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se kanë nisur komunikimet me Teheranin për t’i dhënë fund luftimeve, duke sugjeruar se palët janë afër disa pikave të përbashkëta.

Megjithatë, nga ana tjetër, Irani ka mohuar kategorikisht zhvillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta, duke i cilësuar deklaratat si shenjë “tërheqjeje” nga ana e Uashingtonit.

Sipas një zyrtari izraelit të cituar nga Reuters, kryetari i parlamentit iranian, Mohammad-Bagher Ghalibaf, po udhëheq kontaktet me SHBA-në, çka tregon për një kanal komunikimi indirekt mes palëve.

Trump u shpreh se janë identifikuar “pika kryesore marrëveshjeje” me udhëheqjen e lartë iraniane, por theksoi se ende nuk ka pasur komunikim me Udhëheqësin Suprem, Mojtaba Khamenei.

Ai shtoi se të dërguarit amerikanë, përfshirë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, kanë zhvilluar bisedimet në emër të SHBA-së, duke i cilësuar bashkëbiseduesit iranianë si “të arsyeshëm” dhe “të qëndrueshëm”./Shqip

ME TE LEXUARAT