“Lufta në Lindjen e Mesme: Trafiku detar në Hormuz pothuajse i ndalur”

– Trafiku detar në ngushticën e Hormuzit sotë është pothuajse i ndalur për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.
Sipas Joint Marine Information Center, analiza e sinjaleve të navigacionit tregon se trafiku është ulur në nivele njëshifrore, me vetëm dy kalime tregtare të konfirmuara gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas organizatës, kalimet kanë përfshirë vetëm anije mallrash dhe jo tankerë nafte, duke krijuar një “pauzë pothuajse totale të trafikut rutinë tregtar”, raporton Bloomberg.
Ky zhvillim thekson ndikimin e menjëhershëm të tensioneve rajonale në transportin detar global dhe në furnizimet me energji./Lajmi i Fundit


