"Mallkimi" i kështjellës/ Zuckerberg shpenzon 35 mln dollarë për pronën me histori të frikshme!

Një pjesë mahnitëse e historisë irlandeze ka shkuar në duart e njërit prej njerëzve më të fuqishëm në teknologji. Drejtori ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg, dhe gruaja e tij Priscilla Chan, kanë blerë një kështjellë gjigante gotike të shekullit të 19-të në Qarkun Waterford, Irlandë.
Sipas New York Post, është Kështjella Strancally, një ndërtesë guri me tre kate që ndodhet në një pronë të gjerë prej 110 akrash me pamje nga lumi Blackwater.
Blerja u konfirmua nga një zëdhënës i Zuckerberg, i cili tha se themeluesi i Facebook-ut dhe familja e tij “mezi presin të vazhdojnë të kujdesen për këtë shtëpi historike dhe të kalojnë kohë në Irlandë, ku Meta mban selinë e saj ndërkombëtare”.
Përtej vlerës së saj arkitekturore, Kështjella Strancally shoqërohet edhe me legjendë.
Shkrimtari anglez William Howitt, i cili vdiq në vitin 1879, kishte përmendur një traditë të errët që e lidhte zonën me akte kriminale të së kaluarës.
Sipas raporteve të tij, kështjella mund të ketë qenë e lidhur me të ashtuquajturat Kështjella Desmond, fortesa mesjetare të përdorura nga Kontët e Desmond në Irlandë.
Howitt përshkroi në një mënyrë dramatike histori sipas të cilave vizitorët e pavetëdijshëm mund të josheshin në kështjellë, ziheshin në kurth dhe vriteshin.
Këto histori, megjithëse pjesë e traditës lokale dhe ngjarje historike jo të konfirmuara, i shtojnë një dimension misterioz blerjes së re të themeluesit të Meta-s.


