Panik gjatë dasmës me 500 të ftuar/ Su'lm me 5 molot'ovë, u ulet flaka dy supermakinave luksoze (Video)

Bota

Panik gjatë dasmës me 500 të ftuar/ Su'lm me 5

5 molotovë u hodhën jashtë një vendi ku mbahej një dasmë në Birmingham të Britanisë. Sulmi u krye nga 3 persona që u vunë flakën dy makinave luksoze.

Incidenti ndodhi rreth orës 20:30 të mërkurën, raporton Daily Mail. Pavarësisht sulmit të rëndë, nuk u raportuan të lënduar.

 

Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë të ftuarit që largohen nga vendi i ngjarjes në panik, ndërsa dy supermakina, thuhet se një Lamborghini dhe një McLaren, janë përfshirë nga flakët. Tym i dendur u pa të dilte nga automjetet.

Brenda ambienteve po zhvillohej një dasmë pakistaneze me rreth 500 të ftuar, por nuk është e qartë nëse sulmi ishte ndaj dasmës apo kompanisë që kishte dhënë me qera makinat lukssoze. 

Policia e West Midlands tha se ka nisur një hetim për sulmin, ndërsa po analizon pamjet e kamerave të sigurisë dhe mori deklarata nga dëshmitarët okularë.

ME TE LEXUARAT