Mbushi Venecian me d'rogë, shqiptari arrestohet në Spanjë! Pjesë e organizatës që trafikoi 4 tonë ko'kainë(EMRI)

Një 28-vjeçar shqiptar i identifikuar si Enri Hardolli, është arrestuar nga autoritetet spanjolle në Barcelonë pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për trafik kokaine.
Sipas mediave të huaja, Hardolli ishte i dyshuar si furnizues kryesor i një rrjeti të madh shpërndarjeje droge në zonën e Alta Padovana.
Hetimet filluan në vitin 2022, pas sekuestrimit të një ngarkese prej katër tonësh kokaine. Një gjykatë italiane kishte lëshuar masë arresti ndaj Hardollit, por ai u zhduk, duke u fshehur fillimisht në Spanjë.
Karabinierët shkatërruan rrjetin e shpërndarjes dhe zbuluan se furnizuesi kryesor ishte pikërisht shqiptari. Hetuesit identifikuan se ai kishte kontaktuar shpesh me një italian që shpërndante drogën tek klientë italianë, përfshirë profesionistë, duke përfshirë një arkitekte dhe bashkëshortin e saj.

Falë hetimeve dhe urdhërit të arrestit evropian (MAE), ‘Guardia Civil’ e arrestoi Hardollin në Barcelonë. Aktualisht, ai ndodhet në burgun e Montorio Veronese dhe pret ekstradimin drejt Italisë.
Hetimet kanë çuar në sekuestrimin e katër tonëve kokaine kolumbiane dhe kanë goditur rrjetin ndërkombëtar të trafikut të drogës, ku Hardolli luante një rol kyç si furnizues. Hetuesit e konsiderojnë kapjen e tij një sukses të madh në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të drogës.


