Mojtaba Khamenei: Armiku i mposhtur kërkon të na ndajë! Duhet unitet

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka bërë thirrje për unitet përballë armikut që tani, i mundur, kërkon të ndajë vendin.
“Plani i verbër i armikut pas luftës së imponuar, presioni ekonomik dhe rrethimi mediatik e politik është të krijojë përçarje dhe fragmentim shoqëror për të kompensuar humbjet në planin ushtarak dhe për ta përkulur kombin,” ka shkruar ai në një mesazh me rastin e përvjetorit të inaugurimit të Asamblesë së parë konsultative islamike dhe fillimit të vitit të tretë të aktivitetit të legjislaturës së dymbëdhjetë.
“Prandaj është e nevojshme që të gjithë ata që kanë zemrën që rreh për Islamin dhe revolucionin, ose për pavarësinë dhe dinjitetin e Iranit, të angazhohen edhe më shumë në ruajtjen e unitetit të një fronti kombëtar të fortë dhe koheziv, dhe të shmangin shndërrimin e divergjencave të justifikuara apo të pajustifikuara në konflikt dhe përçarje, për t’u bërë me fjalë dhe me vepra shembull i unitetit dhe integrimit të kombit,” ka theksuar ajatollahu në mesazhin për deputetët iranianë.


